E BUJSHME: Theo Hernandez drejt rikthimit në Serie A, por jo më te Milan

E BUJSHME: Theo Hernandez drejt rikthimit në Serie A, por jo më te Milan

29 Korrik 2026 17:20 Telesport Burime të ndryshme mediatike nga Italia kanë raportuar ditën e sotme për një rikthim të Theo Hernandez në Serie A. Francezi i cili u largua verën e kaluar nga Milan për t’u transferuar tek Al-Hilal, duket se është mërzitur shpejt në Arabinë Saudite dhe ka kërkuar rikthimin në Serie A. Përditësimet e fundit tregojnë se ish-drejtori i Milanit, Ricky Massara, tashmë te Juventus, mund të ndihmojë në lehtësimin e një transferimi të francezit te bardhezinjtë këtë verë. Në anën tjetër, Al-Hilal është i hapur për të lejuar largimin e francezit ku nuk përjashtohet mundësia e huazimit me të drejtë ose detyrim blerjeje. Agjenti i Hernandez, Manuel Garcia Quilon, ka biseduar edhe me klube të tjerë të Serie A për Theo...