E BUJSHME! Ronaldinho do të rikthehet në fushë si futbollist në moshën 46-vjeçare
20 Qershor 2026 8:29 Alfred Lleshi Ronaldinho do të rikthehet të luajë futboll në moshën 46-vjeçare. Legjenda braziliane ka arritur marrëveshje me Ravenna, klub që militon në Serie C. Zyrtarizimi dhe të gjitha detajet do të prezantohen më 23 qershor në Miami. Ronaldinho deklaroi: “Ngjyra të reja, e njëjta buzëqeshje. Mezi pres të rikthehem të kërcej me topin për të shkruar një histori të re së bashku me Ignazion dhe gjithë familjen Cipriani. Futbolli ka qenë gjithmonë burim gëzimi për mua dhe dua ta sjell të njëjtin shpirt në Ravenna”. Sipas raportimeve, ai do t’i bashkohet skuadrës gjatë fazës përgatitore verore. Presidenti Ignazio Cipriani u shpreh: “Kam jetuar 24 vjet në SHBA, por Ravenna mbetet shtëpia ime. Të afrojmë Ronaldinhon është diçka e jashtëzakonshme për...
Burimi:
telesport.al