E BUJSHME: Mourinho rikthen Brozovic në Europë, Real Madrid bën lëvizjen befasuese

E BUJSHME: Mourinho rikthen Brozovic në Europë, Real Madrid bën lëvizjen befasuese

9 Korrik 2026 20:33 Telesport Tashmë dihet që Real Madrid do të përforcojë mesfushën për sezonin e ri. Deri më sot janë përmendur shumë emra, disa prej tyre “big”, por së fundmi po qarkullon një emër surprizë. Sacha Tavolieri zbulon se përfaqësuesit e Real Madridit kanë kontaktuar Marcelo Brozovic. Kroati vendosi të largohej vetëm pak ditë më parë nga Al-Nassr, pasi i mbaroi kontrata, pas 3 vitesh aty. Tashmë ai është lojtar i lirë në treg. 33-vjeçari kroat përfaqëson një opsion interesant për mesfushën e Real Madridit. Po ashtu trajneri Jose Mourinho ka dhënë “ok” e tij për transferimin e kroatit. Deri tani përflitet për një kontratë një-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.