E BUJSHME: Jordan Henderson drejt transferimit te klubi pretendent për titullin në Premier League
27 Korrik 2026 19:37 Telesport Karriera e Jordan Henderson mund të marrë një kthesë të papritur këtë verë. Mesfushori 36-vjeçar është drejt transferimit sensacional te Chelsea, bën të ditur Fabrizio Romano, por edhe burime të tjera të besueshme nga Anglia. Henderson, aktualisht pjesë e Brentford, me të cilët është nën kontratë deri në vitin 2027, është zgjedhur nga Xabi Alonso për të forcuar mesfushën e “Bluve”, për shkak të eksperiencës dhe përvojës së tij të jashtëzakonshme. Ndoshta tifozët e Liverpool-it nuk do ta presin mirë këtë lëvizje të ish-kapitenit të tyre, por Henderson duket se është gati për këtë aventurë të re. Mesfushori ishte pjesë e listës së Thomas Tuchel për Anglinë në Botëror, ku pësoi edhe një dëmtim të çuditshëm gjatë festimeve, pas fitores...
Burimi:
telesport.al