E BUJSHME: Galatasaray ofron 50 mln euro për të “përjashtuarin” e Real Madridit. Pengesë është vetëm paga e lojtarit

E BUJSHME: Galatasaray ofron 50 mln euro për të “përjashtuarin” e Real Madridit. Pengesë është vetëm paga e lojtarit

8 Qershor 2026 20:15 Telesport Eduardo Camavinga do të jetë një nga largimet e bujshme nga Real Madrid gjatë verës. Francezi i mbetur jashtë Kupës së Botës, për shkak të një sezoni shumë të dobët, do të jetë një nga të “sakrifikuarit” e mëdhenj te “Los Blancos”, duke ditur që duhen të ardhura për të bërë transferimet e reja. Aq më tepër që francezi nuk bën pjesë në projektin e ri të Jose Mourinho-s. Klubi më i interesuar aktualisht për Camavinga është Galatasaray. Klubi nga Stambolli pretendon të bëjë disa përforcime të bujshme këtë verë, për të arritur suskesin e munguar në Kupat e Europës, pasi dominimi në Superligën turke është i pallogaritshëm. Siaps medieve turke, Galatasaray është e gatshme të ofrojë 50 milionë euro...