E BUJSHME! Arsenal përgatit goditjen më të madhe në historinë e tyre? Londinezët kanë një plan të çmendur
1 Gusht 2026 16:54 Telesport Ditët kalojnë dhe “telenovela” mes Vinicius Junior dhe Real Madridit për rinovimin e mundshëm, vazhdon ende. Dje, Marca raportoi se Real Madridi i kishte informuar përfaqësuesit e brazilianit se oferta e bërë disa javë më parë do të ishte e fundit; ata nuk ishin të gatshëm ta rrisnin atë, pasi nuk donin të prishnin strukturën e pagave të ekipit. Tani, topi është në fushën e Vinicius Junior, i cili duhet të ulë kërkesat e tij nëse dëshiron të vazhdojë të luajë për Real Madridin. Në anën tjetër, burime mediatike nga Anglia bëjnë me dije se Arsenal ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me Vinicius Junior. Sipas HandofArsenal, “Topçinjtë” kanë gjetur gjuhën e përbashkët me sulmuesin brazilian dhe janë të vendosur...
Burimi:
telesport.al