E ardhmja e LeBron ende në dilemë, katër skuadra bëjnë ofertat e tyre për “King James”

E ardhmja e LeBron ende në dilemë, katër skuadra bëjnë ofertat e tyre për “King James”

10 Korrik 2026 13:00 Telesport Philadelphia është futur në garë për LeBron James. Pasi realizuan një nga shkëmbimet më të papritura në vitet e fundit, duke siguruar talentin e Jaylen Brown me një çmim të volitshëm, ekipi i 76ers po kërkojnë gjithashtu të joshin agjentin e lirë 41-vjeçar. Menaxhmenti i Philadelphia thuhet se ka kontaktuar ish-lojtarin e Lakers, duke propozuar një projekt intrigues me një ekip që tani po bëhet pretendent në Lindje. Pra, shtohet konkurrenca për yllin e NBA-së, me 4 skuadra që synojnë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër, janë edhe skuadrat e Golden State (e cila mbetet favorite për transferimin e “King James”), Cleveland dhe Miami që gjithashtu synojnë LeBron James, dy ekipe ku ai ka luajtur më...