E ardhmja e Dakut në diskutim te Rubin Kazani rus, e kërkon Lokomotiva Moskë

E ardhmja e Dakut në diskutim te Rubin Kazani rus, e kërkon Lokomotiva Moskë

Merkato ka nisur dhe në treg kanë dalë disa lojtarë të njohur shqiptarë. Ndonjë lëvizje befasuese nuk ka deri tani, por negociatat për shumë prej kuqezinjve vazhdojnë. Ndërkohë, referuar mediave sportive, e ardhmja e Mirlind Dakut vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në futbollin rus. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili spikati si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan gjatë sezonit të fundit, raportohet se ka zgjuar interesimin e Lokomotiva e Moskës. Sipas mediave ruse, drejtuesit e klubit nga kryeqyteti e konsiderojnë Dakun si një nga alternativat kryesore për të përforcuar repartin ofensiv gjatë merkatos së verës. Lokomotiva po përgatitet për ndryshime në skuadër dhe emri i sulmuesit kuqezi shihet si një zëvendësim ideal në rast të largimit të...