Dybala: Mund të luaj me Boca Junior, por kam nevojë për Romën për t’u rikthyer në kombëtare

Dybala: Mund të luaj me Boca Junior, por kam nevojë për Romën për t’u rikthyer në kombëtare

Paulo Dybala thyen heshtjen. Sulmuesi i Roma, i intervistuar në Argjentinë, preku të gjitha temat e nxehta që e rrethojnë: nga koha e tij e vështirë me Argjentinën deri te thashethemet e transferimit, se ai mund të kthehet në shtëpi për të veshur fanellën e Boca Juniors në një të ardhme jo shumë të largët. Objektivi i Kupës së Botës mbetet obsesioni i Paulo me kombëtaren e Argjentinës. Pas mungesës së tij në grumbullimet e fundit, 32-vjeçari sqaron: “Ne të gjithë duam të luajmë për kombëtaren, por nuk do të jetë e lehtë. Duhet të gjej ritmin dhe qëndrueshmërinë time me Romën. Qëllimi im është të jem në Kupën e Botës, por gjithçka varet nga klubi im“. Më tej, ai foli për marrëdhënien me trajnerin...