Dy trajnerë të shkarkuar dhe një provizor deri në fund të sezonit, ja kandidatët për stolin e Chelsea

Dy trajnerë të shkarkuar dhe një provizor deri në fund të sezonit, ja kandidatët për stolin e Chelsea

Chelsea ka marrë dje vendimin për të shkarkuar pas më shumë se 100 ditësh në detyrë Liam Rosenior. Ai erdhi në janar, duke zëvendësuar Enzo Maresca, por rezultatet e javët e fundit (5 ndeshje të humbura pa shënuar asnjë gol në Premier League) vulosën largimin e tij. Calum McFarlane do të marrë drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit. Ai do të ketë mbështetjen e stafit ekzistues të klubit, ndërkohë që Chelsea po përpiqet të arrijë kualifikimin në Europës dhe të fitojë FA Cup. Ndërkohë, klubi po planifikon të marrë kohën e duhur për të bërë emërimin e duhur për të ardhmen. Ata nuk kanë folur ende me asnjë kandidat dhe nuk është hartuar asnjë listë e ngushtë. Megjithatë, emra...