Dy rinovime dhe një ofertë 46 milionë euro drejt Londrës për të forcuar sulmin. Roma shumë aktive në merkato
18 Korrik 2026 19:29 Telesport Pas rinovimit të kontratave me Gianluca Mancini deri në vitin 2029 dhe Bryan Cristante deri në vitin 2028, Roma i ka dërguar një ofertë zyrtare West Ham për transferimin e Crysencio Summerville. Sipas TuttoMercatoWeb, anësori holandez ka rënë dakord për kushtet personale dhe i ka thënë “po” verdhekuqve. Sipas raportimit në fjalë, propozimi zyrtar i Romës është plot 46 milionë euro. Summerville i cili bëri një perfomancë të mirë edhe me Holandën në Botëror, ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha. Oferta e vetme zyrtare deri tani është kjo e Romës. Duke qenë se Roma do të luajë në Champions League sezonin e ri, drejtuesit e klubit duan të krijojnë një ekip të denjë për trajnerin Gian Piero Gasperini,...
Burimi:
telesport.al