Dumfries kryen vizitat mjekësore te Real Madridi, me lejen e Koeman: “E meriton, edhe pse do preferoja Barcelonën…”

Dumfries kryen vizitat mjekësore te Real Madridi, me lejen e Koeman: “E meriton, edhe pse do preferoja Barcelonën…”

4 Qershor 2026 10:20 Alfred Lleshi Në mes të përgatitjeve për Botërorin 2026, Denzel Dumfries ka kryer të mërkurën vizitat mjekësore me Real Madridin. Lajmi u konfirmua nga trajneri i Holandës, Ronald Koeman, pas humbjes 1-0 të portokallinjve, në miqësoren ndaj Algjerisë në “De Kuip”. “Unë i dhashë lejen, – deklaroi Koeman. – Nuk e di nëse transferimi është mbyllur plotësisht. Sidoqoftë, nëse dikush e meriton, është ai. Edhe pse do të preferoja ta shihja te Barcelona”, – shtoi ai me ironi, duke iu referuar të ardhmes së lojtarit që sipas raportimeve do të largohet nga Interi për të firmosur me Real Madridin, pas pagesës së klauzolës prej 20 milionë eurosh. Dumfries, 30 vjeç, kishte kaluar nga PSV tek Interi pesë vite më parë, ku...