Duka inaguron tribunën e re moderne në stadiumin e Vorës, ne ceremoni marrin pjesë edhe Kryetari i Bashkisë dhe Ministri Turizmit, Kulturës dhe Sportit (foto)
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, inauguroi tribunën e re moderne në stadiumin e Vorës, një investim i rëndësishëm i FSHF-së në bashkëpunim me Bashkinë Vorë, pak para nisjes së ndeshjes së kampionatit “Abissnet Superiore” mes Vorës dhe Vllaznisë. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë edhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, të cilët vlerësuan këtë investim që i jep një tjetër standard infrastrukturës sportive në Vorë. Para nisjes së ndeshjes, Presidenti Duka, ministri Gonxhja dhe kryetari Shera takuan lojtarët e dy skuadrave në fushën e lojës dhe zbuluan edhe pllakën e inaugurimit të tribunës së re. Tribuna e re qendrore ofron kushte moderne për zhvillimin e ndeshjeve dhe për pritjen e tifozëve, duke...
Burimi:
telesport.al