Dudaev humbet në finalen e peshës 61kg, fiton medaljen e argjendtë në Europianin e mundjes

Dudaev humbet në finalen e peshës 61kg, fiton medaljen e argjendtë në Europianin e mundjes

25 Prill 2026 18:54 Telesport Mundësi shqiptar Islam Dudaev ka marrë mbrëmjen e së shtunës medaljen e argjendtë në peshën 65kg të stilit të lirë, në Kampionatin Europian të Mundjes për të rritur, turne që po zhvillohet në sallën sportive “Feti Borova“ në Tiranë. Në finale, Dudaev u mund 10-0 nga rusi Bashir Magomedov, në një duel pa shumë histori, komanduar e fituar me meritë nga rivali. Kjo ishte humbja e parë e mundësit 31-vjecar shqiptar në këtë turne, që të premten pat arritur tri fitore. Gjithsesi, një medalje e argjendtë është një tjetër rezultat i shkëlqyer për mundjen shqiptare. Kjo është medalja e parë e Shqipërisë në këtë turne, ndërkohë që të dielën do të duelojë për medaljen e artë edhe zelimkhan Abakarov, në...