“Duam t’i japim një Botëror Shqipërisë”, Hysaj: Më mungon vetëm Botërori për të arritur gjithçka me Kombëtaren
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur grumbullimin për ndeshjet “play off” të Kampionatit Botëror. Elseid Hysaj dhe Qazim Laçi janë paraqitur në konferencë për shtyp përpara gazetarëve për të folur rreth sfidës së 26 marsit, asaj kundër Polonisë. Hysaj ka deklaruar se Botërori është e vetmja gjë që i mungon nga arritja e gjithçkaje në karrierën e tij me Kombëtaren. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka theksuar se lojtarët janë të vetëdijshëm që kjo është mundësia e vetme për të shkuar në Kupën e Botës dhe nuk duhet humbur. “Është e vërtetë që nuk kam pasur minutazh. Kur vjen në Kombëtare është një ndjesi tjetër. Sa herë kam ardhur në Kombëtare kam dhënë maksimumin dhe do jap maksimumin. Nëse unë do të kem 60 minuta,...
Burimi:
sportekspres.com