“Dua hakmarrje”, Xhaka: Japim gjithçka në fushë ndaj Argjentinës, koha është tani!
Lojtari i Zvicrës, Granit Xhaka u pyet edhe për ndeshjen e vitit 2014 ndaj Argjentinës. Në prag të sfidës ndaj Messit me shokë, Xhaka tha se kërkon hakmarrje. “Nuk kam një kujtim të mirë të asaj ndeshjeje. Ishte Kupa ime e parë e Botës dhe pësuam një gol në minutën e 118-të. Duhet të kishim shënuar, kështu që nesër do të përpiqemi të hakmerremi për atë rezultat duke dhënë gjithçka në fushë. Kur je në çerekfinale, koha nuk ka rëndësi. Është një privilegj vetëm të jem këtu, nuk ka justifikime”.
Burimi:
gijotina.com