Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Një tjetër kapitull i lavdishëm dhe plot dramë u shkrua nga Argjentina në rivalitetin historik me Anglinë. Kombëtarja “Albiceleste” ia doli të përmbysë rezultatin në shifrat 1-2 në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës, duke siguruar një biletë të artë për në finalen e madhe ku i pret Spanja. Ndeshja nisi me një ritëm mjaft të lartë, por ishte pjesa e dytë që solli të gjithë spektaklin dhe emocionet e vërteta. Anthony Gordon kaloi Anglinë në epërsi në fillim të pjesës së dytë, duke ndezur festën te tifozët e “Tre Luanëve” e duke dhënë iluzionin se më në fund ky mund të ishte Botërori i tyre. Mirëpo, reagimi i kampionëve në fuqi nuk vonoi. Ishte mesfushori Enzo Fernandez ai që vendosi baraspeshën me një...