Dramë e çmendur në Botëror! Irani “i vjedh” pikë Egjiptit, dëmtohet Salah dhe anulohet goli i historisë në minutat shtesë

Dramë e çmendur në Botëror! Irani “i vjedh” pikë Egjiptit, dëmtohet Salah dhe anulohet goli i historisë në minutat shtesë

Një përballje dramatike në Kupën e Botës mes Egjiptit dhe Iranit u mbyll në barazim 1-1, duke privuar iranianët nga një fitore që do të ishte historike. Egjipti kishte siguruar kalimin në raundin e 32 më të mirave përpara ndeshjes, por humbi mundësinë për të marrë kreun e Grupit G dhe u mjaftua me vendin e dytë. Ndërkohë, kombëtarja e Iranit tani shpreson te kualifikimi si një nga vendet e treta më të mira. Ndeshja nisi me ritëm mjaft të lartë ku “Faraonët” gjeti avantazhin që në minutën e pestë me anë të Mahmoud Saber, goditja e të cilit kaloi mes këmbëve të portierit Alireza Beiranvand. Irani pati një shans të artë për të barazuar kur Mohamed Abdelmonem shkaktoi penallti ndaj Mehdi Taremi, por portieri...