Drake vendos bast 1.5 milionë dollarë për Argjentinën, rikthehet frika nga ‘mallkimi i këngëtarit’
Pak orë përpara finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, vëmendjen e tifozëve e ka tërhequr edhe një bast i bujshëm i reperit kanadez, Drake. Sipas platformës së basteve Stake.com, artisti ka vendosur 1.5 milionë dollarë për fitoren e Argjentinës brenda 90 minutave. Nëse kampionët në fuqi arrijnë të triumfojnë në kohën e rregullt, Drake do të arkëtojë plot 5.1 milionë dollarë. Megjithatë, ky bast ka ringjallur edhe njëherë diskutimet për të ashtuquajturin “Mallkimi i Drake”, një fenomen që tifozët e sportit e lidhin me humbjet e skuadrave ose sportistëve që mbështeten publikisht nga reperi. Historia nuk ka qenë gjithmonë në favor të tij. Në gjysmëfinalen e Copa América 2024 mes Kanadasë dhe Argjentinës, Drake vendosi 300 mijë dollarë për fitoren e...
Burimi:
sot.com.al