“Dora ishte mbi kokën e tij”, Kompani shfryn ndaj arbitrit: Nuk e kuptoj, si nuk ishte karton i kuq ai?!
Vinsent Kompani nuk e ka kapërdirë lehtë eleminimin nga Liga e Kampionëve. Bavarezët janë ndjerë të vjedhur nga arbitri në përballjen e mbrëmshme kundër PSG-së. Trajneri i Bajernit ka shprehur gjithë habinë e tij për mosdhënien e penalltisë nga ana e gjyqtarit. “Pse nuk është karton i kuq? Nuk e kuptoj. Pse marrim një penallti në Paris dhe nuk e marrim këtu?! I kuptoj rregullat, por dora ishte mbi kokën e tij. Ndihesha sikur kishte një dorë që e anoi në anën e gabuar për ne”, ka deklaruar Vinsent Kompani./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com