Doku ‘baba’, shoqërohet me një incident, pezullohet gazetarja e L’Équipe
“Urime Jeremy Doku dhe familjes së tij për lindjen e fëmijës së tyre të parë, Praise. Me miratimin e gruas së tij dhe i shoqëruar nga një prej mjekëve të ekipit, Jeremy udhëtoi për në Londër për të qenë me gruan e tij në këtë rast të veçantë.” Në një mesazh në profilet e saj në mediat sociale, Federata Belge e Futbollit (BFA) shuan polemikat rreth vendimit të sulmuesit të Mançester Sitit për t’u larguar përkohësisht nga kampi stërvitor i ekipit për të marrë pjesë në lindjen e fëmijës së tij të parë. “Doku do të jetë i disponueshëm për ekipin kombëtar nesër (sot, red) në mbrëmje në Seattle, ndërsa vazhdon përgatitjet e tij për ndeshjen e ardhshme kundër Zelandës së Re”, shtoi Federata Belge....
Burimi:
sportiim.al