“Do të ndihmojmë Mbappe të shënojë 3 gola kundër Anglisë”! Trajneri i Francës tregon planin për “finalen e vogël” të Botërorit

“Do të ndihmojmë Mbappe të shënojë 3 gola kundër Anglisë”! Trajneri i Francës tregon planin për “finalen e vogël” të Botërorit

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka zbuluar një prapaskenë interesante para përballjes së madhe ndaj Anglisë, duke treguar se fillimisht kishte menduar t’i jepte pushim Kylian Mbappes për t’u dhënë mundësi edhe lojtarëve të tjerë. “Doja ta pushoja Kylian Mbappen në ndeshjen e sotme kundër Anglisë, në mënyrë që disa nga lojtarët e tjerë të kishin një mundësi. Por Mbappe refuzoi. Ai më tha: ‘Jo, trajner. Dua të luaj. Dua të shënoj. Dua ta përfundoj këtë Kupë Bote si golashënuesi më i mirë dhe të thyej rekordin e golave në një edicion të vetëm. Ende kam uri për më shumë.’” Deschamps shtoi se pas kësaj bisede ndryshoi menjëherë planet e tij për ndeshjen. “Pasi e dëgjova këtë, i ndryshuam planet. Sot çdo sulm do të...