“Do ketë ndryshime në Kombëtare”/ Maran para duelit me Luksemburgun: Qëllimi ynë është…

“Do ketë ndryshime në Kombëtare”/ Maran para duelit me Luksemburgun: Qëllimi ynë është…

Në prag të sfidës ndaj Luksemburgut, trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka folur për gjendjen e skuadrës, lojtarët që mund të marrin më shumë hapësira dhe objektivat e stafit teknik për ndërtimin e ekipit në muajt e ardhshëm. Tekniku italian vlerësoi eksperiencën e Elseid Hysajt, la të hapur mundësinë e ndryshimeve në formacion dhe theksoi se ndeshja do të shërbejë si një test i rëndësishëm për të ardhmen e kuqezinjve. Maran u ndal fillimisht te rëndësia e grupit, duke shmangur fokusimin te individët, por veçoi kontributin e lojtarëve me përvojë si Elseid Hysaj. “Preferoj të flas për skuadrën dhe jo për emra të veçantë. Megjithatë, Hysaj është një shembull i rëndësishëm për grupin. Numri i madh i ndeshjeve që ka zhvilluar me Kombëtaren dhe...