Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar. Vëmendjen e ka marrë ndeshja e Vlorës, mes Flamurtarit dhe Teutës, ku tifozë vendas u futën në fushë dhe ndërprenë ndeshjen. Për këtë, klubi vlonjat, është urdhëruar të luajë tetë ndeshja pa tifozë në stadium. Po ashtu është pezulluar me katër ndeshje zyrtarin e Vorës, Bazio Tragaj, për sjellje josportive ndaj gjyqtarëve. VENDIMET: Flamurtari FC, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë...