Diomande arrin marrëveshjen për kushtet personale me PSG-në, reagon ashpër Leipzig: Nuk ikën këtë vit
Fabrizio Romano dhe shumë burime të tjera mediatike kanë bërë me dije se Yan Diomande ka arritur marrëveshjen për kushtet personale për një transferim të mundshëm te PSG. Madje, sipas këtyre burimeve thuhet që anësori nga Bregu i Fildishtë do të nënshkruajë për pesë vite me kampionin në fuqi të Europës. Ndërkohë, drejtuesit e Leipzig vazhdojnë të këmbëngulin se Diomande nuk do të largohet prej tyre, të paktën këtë vit. “Qëllimi ynë është i qartë: Yan Diomande do të luajë për RB Leipzig vitin e ardhshëm. Dhe ne nuk do të tërhiqemi nga kjo! Ne e dimë vlerën e tij. Sigurisht, nëse Yan vazhdon në këtë trajektore, do të vijë koha që ai të bëjë hapin tjetër, por jo këtë vit. Në parim, ne kemi...
Burimi:
telesport.al