Dinamo triumfon në Durrës dhe merr frenat e Superligës, Partizani mposht Skënderbeun
Janë luajtur tri nga katër ndeshjet e raundit të 11-të të Superligës në volejboll për femra, javë që mbyllet me sfidën Pogradeci-Vllaznia, e shtyrë për shkak të bllokimit të rrugës. Dinamo bëri detyrën, duke triumfuar 3-0 në Durrës ndaj Teutës (25-21, 25-18, 25-22). Një ndeshje në përgjithësi me rivalitet, por vajzat kryeqytetase u treguan më të sakta në momentet vendimtare dhe e merituan fitoren. Po 3-0 fitoi edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi Korabin e vendit të fundit dhe ende pa asnjë pikë këtë sezon (25-16, 25-15, 25-16). Bardheblutë konsolidojnë vendin e tretë në renditje dhe mbajnë hapin e dyshes kryesuese. Surprizon Partizani, që në fushën e tij mundi 3-0 Skënderbeun (29-27, 25-22, 25-22) dhe shpreson për një vend në katërshe. Një ndeshje me...
Burimi:
telesport.al