Dinamo mposhtet në Letoni nga Auda, Daja dhe “nëndetësja” do të synojnë përmbysjen pas një jave në Shqipëri
Adriatik BALLA Dinamo City vijon aventurën e saj europiane këtë sezon, duke arritur deri në raundin e tretë paraeliminator të Ligës së Konferencës, ndërkohë që nëse e kalon edhe këtë raund me sukses do të shkojë në “play-off”, një raund pas të cilit vjen faza e grupeve ose siç thuhet faza e ligës. Dje dinamovitët luajtën në transfertë, në Letoni, ku u përballën me skuadrën e Audas. Takimi u zhvillua në stadiumin “Skonto Stadions” të kryeqytetit, Riga. Ishte një ndeshje e vështirë për “nëndetësen”, pasi i mungonin disa lojtarë grupit, por edhe përballë një rivali të vështirë. Dinamo e përballoi mirë presionin në pjesën dërrmuese të ndeshjes, por në mesin e pjesës së dytë e në vazhdim mbeti me një lojtar më pak dhe vendasit...
Burimi:
sot.com.al