Dinamo, Daja: Ekipi tregoi karakter në derbi, barazuam ndaj një Tirane të fortë

Dinamo, Daja: Ekipi tregoi karakter në derbi, barazuam ndaj një Tirane të fortë

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja bëri komentin e tij pas barazimit 1-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës. “Ndeshjes i bëmë hyzmetin. Çunat treguan karakter, filluam ndeshjen duke marrë gol, edhe pse pas 2-3 minutash patëm rast të pastër. Sigurisht që ishte edhe penalltia pastaj, po të ishte shënuar gol, mundet të kishte një anë psikologjike ndryshe për ekipin tonë, do të barazonim më shpejt rezultatin. Për pjesën tjetër, mbetëm me 10 lojtarë për kartonin e kuq. Morëm barazim me Tiranën që vjen pas ndeshjeve të mira në këtë vit. Por nuk më shpërndau aspak shpërndarja e kartonëve, nuk e di çfarë ndodhi te ajo rrëmujë. Nuk dua të merrem se nuk kam parë asgjë. Kemi folur një fjalë, e kanë marrë dhe e kanë...