Dinamo “abonohet” me Kupën, blutë triumfojnë përballë Egnatias dhe mbrojnë trofeun

Dinamo “abonohet” me Kupën, blutë triumfojnë përballë Egnatias dhe mbrojnë trofeun

Dinamo është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025/2026. Në sezonit e 74-t të këtij kompeticioni, blutë mposhtën në finale Egnatian me rezultatin 3-2, me golat e Malomos, Bregut dhe Mustafa. Për rrogozhinasit shënuan Buric e Adjesa. Rrogozhinasit humbën shërbimin e Bakajokos që në fllim të takimit, i cili u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrja të ashpër në dëm të portierit Teqja. Në fillim të pjesës së dytë edhe Dinamo mbeti me 10 lojtarë, Malomo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Gjithsesi, kjo nuk i pengoi të besuarit e trajnerit Ilir Daja, që të sigurojnë trofeun e 15-të të këtij lloji në historinë e klubit. Kjo ishte finalja e pestë në total për rrogozhinasit, ndërsa kanë...