Dimarco shpallet MVP i Serie A: Këtë çmim ua dedikoj atyre që thonin se kisha mbaruar…

Dimarco shpallet MVP i Serie A: Këtë çmim ua dedikoj atyre që thonin se kisha mbaruar…

Federico Dimarco është italiani i parë që fiton çmimin MVP të Serie A. Për “Sky Sport” komentoi emocionet e tij pasi pasoi emra si Ronaldo, Dybala, Leao, Kvaratskhelia, Lautaro dhe McTominay: “Të jep një ndjesi të bukur, sepse zakonisht këto çmime i fitojnë sulmuesit. Ta fitosh si anësor mesfushe është diçka e pabesueshme. Të jem italiani i parë që e fiton këtë çmim më mbush me krenari. E kam të vështirë ta përshkruaj atë që ndjeva. Kur e mora vesh, shpërtheva nga gëzimi. Nuk e prisja, por është fryt i punës së bërë gjatë këtyre viteve”. Një çmim që vjen nga larg…Do të doja vërtet t’ua dedikoja atyre që në fund të vitit të kaluar thoshin se kisha mbaruar. Disa thoshin që duhej të shitesha,...