Diego Maradona Jr.: Për babanë tim, Argjentinë-Angli nuk do të ishte kurrë një ndeshje si gjithë të tjerat

Diego Maradona Jr.: Për babanë tim, Argjentinë-Angli nuk do të ishte kurrë një ndeshje si gjithë të tjerat

15 Korrik 2026 8:13 Alfred Lleshi Diego Armando Maradona Sinagra, djali i madh i Diego Armando Maradonës, foli për “MARCA” në prag të gjysmëfinales mes Argjentinës dhe Anglisë. “Nuk do të jetë kurrë një ndeshje normale. Anglia është një skuadër e fortë, por për të siguruar finalen duhet të mposhtë kampionët e botës. Do të jetë e vështirë për të dyja ekipet”, – tha ai. Maradona Jr. theksoi se për babanë e tij kjo sfidë kishte gjithmonë një domethënie të veçantë: “Nuk do ta shihte kurrë si një ndeshje të zakonshme. Për të gjithë argjentinasit dhe adhuruesit e Maradonës, rikthehen në mendje ‘Malvinat’, vëllezërit tanë që humbën jetën atje dhe më pas Botërori i vitit 1986. Babai im fitoi një përballje historike dhe që atëherë...