Detroit zhgënjen në sfidën e parë play off, fitojnë pa problem Oklahoma, Spurs e Boston
Ekipi i Oklahoma fitoi 119-94 ndaj Phoenix në çerekfinalen e parë play off në Konferencën e Perëndimit. Një ndeshje e dominuar nga kampionët në fuqi, ku u dallua Alexander Shai me 25 pikë. Po në Perëndim, skuadra e san Antonio mundi 111-98 Portland, duke e nisur mbarë fazën play off. Avdija realizoi 30 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa Wembanyama shkëlqeu me 35 pikë për Spurs. Surpriza më e madhe e ditës së sotme ishte humbja e Detroit në fushën e tij, që u mund 112-101 nga Orlando. Kryesuesit e Konferencës së Lindjes zhgënjyen në takimin e parë (të gjithë titullarët e Orlando realizuan mbi 16 pikë). Nuk zhgënjen ekipi i Boston, që mundi 123-91 Philadelphia, në një takim në sens unik që nga...
Burimi:
telesport.al