Deschamps: Spanja ishte superiore, por pyes veten nëse arbitri ishte në lartësinë e ndeshjes

Deschamps: Spanja ishte superiore, por pyes veten nëse arbitri ishte në lartësinë e ndeshjes

15 Korrik 2026 7:56 Alfred Lleshi Trajneri i Francës, Didier Deschamps, shprehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës: “Ka shumë zhgënjim. Lojtarët janë të shkatërruar, sepse kishim ambicie të mëdha. Duhet të jemi realistë dhe të pranojmë se sot ishim një nivel më poshtë teknikisht përballë një skuadre që e dinte shumë mirë çfarë bënte. Faji është kryesisht i yni”. Megjithatë, Deschamps ngriti dyshime për arbitrimin: “Kam një pyetje: a ishte arbitri në lartësinë e duhur për të drejtuar një gjysmëfinale Botërori? Nuk e them sepse humbëm, por pati disa situata të diskutueshme, shpesh në disfavorin tonë”. Më pas ai u rikthye tek analiza e ndeshjes: “Ishim më pak të rrezikshëm në sulm, bëmë gabime teknike dhe humbëm pasime...