Deschamps rikthehet në stolin e Francës pas zisë: Është e vështirë për mua, tani s’ka më vend për gabime
“Jam mirë, jam këtu. Është mirë që kam diçka për të më mbajtur të zënë që nga mbrëmja e së premtes, kur u ktheva. U ktheva në punë dhe në ndeshjen e tretë, gjithçka shkoi mirë.” Këto janë fjalët e trajnerit të Francës, Didier Deschamps, i rikthyer për të udhëhequr ekipin kombëtar në Kupën e Botës. Ai mungoi në ndeshjen e tretë në grup pasi ndodhej në vendlindje, për të marrë pjesë në funeralin e nënës së tij. “Në një nivel personal, është padyshim shumë e vështirë. Për mirëqenien time dhe të ekipit, më është dashur të largohem“, shtoi Deschamps, i cili më pas u përqendrua në ndeshjen e raundit të 1/16 kundër Suedisë. “Është thelbësore që lojtarët të jenë plotësisht të vetëdijshëm për atë...
Burimi:
telesport.al