Deschamps mund të rikthehet shpejt në stol, Al-Ahli tenton ish-trajnerin e Francës
6 Gusht 2026 13:18 Alfred Lleshi Didier Deschamps mund të rikthehet shumë shpejt në pankinë. Më pak se një muaj pas përfundimit të aventurës së tij të gjatë në drejtimin e kombëtares së Francës, trajneri transalpin ka marrë ofertën e parë të rëndësishme nga Arabia Saudite. Sipas raportimeve nga Franca, Al-Ahli, një nga klubet më ambicioze të “Saudi Pro League”, ka nisur kontaktet me trajnerin kampion bote më 2018, duke synuar të përfitojë nga përvoja dhe prestigji i tij. Megjithatë, bisedimet janë ende në fazën fillestare dhe marrëveshja nuk është afër. Palët kanë hasur disa mospërputhje, veçanërisht sa i përket strategjisë së projektit sportiv, ndaj nevojitet një ndryshim në negociata që interesi të shndërrohet në marrëveshje konkrete, pavarësisht se oferta financiare konsiderohet shumë e rëndësishme....
Burimi:
telesport.al