Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi

Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi

Kupa e Botës 2026 pritet të vendosë një tjetër rekord, këtë herë sa i përket pagesave për gjyqtarët e turneut. Sipas raportimeve nga mediat britanike, arbitrat kryesorë mund të arkëtojnë deri në 100 mijë dollarë secili, një shifër e padëgjuar ndonjëherë në një Botëror. Siç raportohet, përveç pagesës bazë, FIFA do të shpërblejë me bonuse shtesë arbitrat që do të angazhohen në ndeshjet e fazave më të rëndësishme të turneut, duke rritur ndjeshëm përfitimet e tyre financiare. Edicioni i vitit 2026 do të jetë më i madhi në historinë e Botërorit, pasi do të marrë pjesë një numër rekord prej 48 kombëtaresh dhe do të zhvillohen 104 ndeshje. Për këtë arsye, FIFA ka zgjeruar edhe stafin e arbitrimit, duke përzgjedhur 52 gjyqtarë kryesorë, 88 arbitra...