Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të
Ernest Muçi është kthyer në shqetësim te Trabzonspori, pasi FSHF njoftoi se të shtunën është dëmtuar. Federata shtoi se Muçi ka ndjerë shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë, pikërisht ditën e shtunë. Ndërkohë gazetari Hasan Tunçel që punon pranë Trabzonsporit në Turqi, raporton se dëmtimi është pësuar gjatë sfidës në Poloni dhe Muçi ka ënjtje në këmbë. Megjithatë, ylli i Trabzonsporit nuk duket se e rrezikon sfidën me Gallatasarajn këtë të shtunë. “Ernest Muçi pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes. Ai ka ënjtje në këmbë. Kjo pritet të zgjidhet brenda dy ditësh. Lojtari mbërriti në Trabzon vonë mbrëmë. Trajtimi do të fillojë nesër. Plani i Trabzonspor është që lojtari të marrë pjesë në stërvitjen taktike. Ai pritet të jetë i pranishëm në seancat...
Burimi:
javanews.al