Del Piero nuk jep “receta” për Juven: Nuk më keni dëgjuar dhe s’do të më dëgjoni kurrë të them se…
Gjatë ditës së dytë të “Festivalit të Serie A” në Parma, legjenda e Juventusit dhe kampioni i botës, Alessandro Del Piero, foli për shumë tema, duke ndarë edhe mendimet e tij për situatën aktuale të bardhezinjve. I pyetur për dashurinë e tifozëve dhe mundësinë për të pasur një rol drejtues te Juventusi, Del Piero u shpreh: “Dashuria dhe pritshmëritë ndaj meje nuk mund të jenë kurrë një peshë. Mund të jenë përgjegjësi, por jo barrë. Kur shoh botën bardhezi, flas gjithmonë me shumë emocion. Lidhja me familjen ‘Agnelli’ ka kaluar momente të veçanta, por ka qenë gjithmonë e sinqertë. Ajo që ka bërë pronësia është e jashtëzakonshme. Ka qenë gjithmonë pranë klubit në momentet e vështira dhe e ka udhëhequr drejt sukseseve të mëdha”. Për...
Burimi:
telesport.al