Del Piero: Kthehem në shtëpi me buzëqeshje të trishtë nga Real-Bayern, më vjen keq për Italinë
8 Prill 2026 12:55 Alfred Lleshi Real Madrid-Bayern Munich ishte një reklamë e bukur për futbollin. Kush e ndoqi nga afër, si Alessandro Del Piero, u argëtua shumë, por ndjeu edhe një fije trishtimi për gjendjen e futbollit italian. Del Piero, i ftuar në “Sky”, rrëfeu emocionet nga “Bernabeu”: “Unë largohem me një buzëqeshje të trishtë. Pamë një ndeshje të jashtëzakonshme. Ndihesh i përfshirë në gjithçka; 4.000 tifozët e Bayernit nuk pushuan së kënduari. ‘Bernabeu’ u ndez në disa momente, sidomos në 2-1. Fillimisht fishkëllima, pastaj apoteozë për një goditje këndi”. Ai theksoi se ishte një spektakël i madh, por edhe kujtesë e dhimbshme: “Kjo ndeshje ishte reklamë për futbollin. Të mendosh se ne italianët jemi pak larg me klubet tona, të vjen keq. Nuk...
Burimi:
telesport.al