Dede zyrtarizohet te Egnatia

Dede zyrtarizohet te Egnatia

Lajmi që qarkulloi dje në lëvizjen e Egnatias për caktimin e Nevil Dedes te Egnatia sot u bë zyrtare. Klubi rrogozhinas përmes një postimi në rrjete sociale pasqyron akordin mes Demrozit dhe tiranasit Dede. Në fakt pasusesi i Edlir Tetovës e gjën Egnatian në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe e sigurtë te zona ‘Final Four’ me tetë pikë larg vendit të parë, Elbasanit. Njoftimi i klubit: “Një kapitull i ri fillon sot. Me firmosjen e kontratës dhe prezantimin zyrtar të trajnerit të ri, Nevil Dede, ekipi ynë nis një rrugëtim të ri me ambicie, pasion dhe objektiva të qarta. Mirë se erdhe dhe suksese në këtë sfidë të re!“/Sportiim.al/ Post navigation