De Zerbi me dorë të hekurt: Kushdo që nuk është i lumtur te Tottenham të largohet që tani

De Zerbi me dorë të hekurt: Kushdo që nuk është i lumtur te Tottenham të largohet që tani

27 Korrik 2026 11:30 Telesport Ekipi i Tottenham e çeli turneun e tij parasezonal në Oqeani me një fitore, duke mposhtur Auckland FC 2-0 para një tifozerie rekord të Zelandës së Re për një ndeshje futbolli (mbi 40,000 spektatorë). Gjithsesi, trajneri i Spurs, Roberto De Zerbi, donte t’ua bënte të qartë një gjë lojtarëve të tij në lidhje me impenjimin në fushë: “Kushdo që nuk është i lumtur, kushdo që nuk është krenar që është këtu, të largohet që tani”. Italiani, i cili mbërriti në Londër në fund të marsit, duhet ta ketë ndjerë të nevojshme të shpjegojë qartë qasjen e tij, ndërsa tregu i transferimeve është ende në kulmin e tij dhe gjithçka mund të ndodhë deri në fund.