De Winter beson te titulli: Thiago Silva më frymëzon. Allegri, vendimtar për karrierën time

De Winter beson te titulli: Thiago Silva më frymëzon. Allegri, vendimtar për karrierën time

11 Shkurt 2026 11:51 Alfred Lleshi Muajt e parë te Milani kanë qenë si një “rollercoaster” për Koni De Winter. I ardhur nga Genoa, belgu ka luftuar fort për të fituar hapësirë në mbrojtjen kuqezi. Tani, pas një periudhe të vështirë, Allegri po i jep vazhdimësi: “Ndonjëherë gjërat shkojnë siç do, herë të tjera jo. Unë kam vazhduar të bëj të njëjtat gjëra, për mua nuk ka ndryshuar asgjë në këtë periudhë”. Më pas, lojtari i lindur më 2002 flet për fazën e dytë dhe objektivat: “Synimi është vendi i katërt, por të gjithë duam të fitojmë. Unë besoj te titulli”. Ai ndalet te ndeshjet me ekipet e pjesës së poshtme të renditjes: “Çfarë nuk duhet bërë me të voglat? Të humbasësh, të barazosh. Do...