De Bruyne, para Milanit: Titulli? Varet nga Interi, por gjërat ndryshojnë shpejt…
Kevin De Bruyne është në formë dhe gati për një fund sezoni që mund të rezervojë surpriza. Napoli ka reduktuar disi pikët distancë ndaj liderit Inter dhe të hënën në “Maradona” ka mundësinë të kalojë Milanin, duke konsoliduar vendin e dytë. Ndeshja vjen pas përballjes së Interit me Romën. “Aktualisht përballja me Milanin vlen për vendin e dytë, por gjithçka varet nga Interi, që e ka fatin në duart e veta. Nëse do t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura, do të shpallet kampion. Ne mund të bëjmë vetëm maksimumin për të fituar sa më shumë ndeshje tonat, – tha De Bruyne për “Gazzetta dello Sport”. – Para pak javësh ishim -14 pikë, tani -7 pikë. Gjithmonë është e vështirë, por në futboll gjërat ndryshojnë...
Burimi:
telesport.al