De Bruyne largohet nga Botërori me kokën lart: “Nuk besoj se ishte ndeshja ime e fundit me Belgjikën”

De Bruyne largohet nga Botërori me kokën lart: “Nuk besoj se ishte ndeshja ime e fundit me Belgjikën”

11 Korrik 2026 11:04 Alfred Lleshi Belgjika u eliminua dje nga Botërori pas humbjes në çerekfinale ndaj Spanjës, por “Djajtë e Kuq” mund të largohen me kokën lart. Mes protagonistëve të belgëve ishte edhe mesfushori i Napolit, Kevin De Bruyne, i cili foli pas ndeshjes në konferencën për shtyp. De Bruyne u përpoq të shihte anët pozitive: “Mendoj se luajtëm një ndeshje mjaft të mirë. E dinim që ata do të kishin më shumë zotërim të topit, por përveç disa rasteve dhe disa goditjeve nga distanca, bëmë mirë. Edhe ne patëm disa mundësi, por kështu është. Është për të ardhur keq”. Për paraqitjen e tij në Botëror, 35-vjeçari tha: “Jam krenar për Botërorin që luajta. Të gjithë presin gjithmonë që unë të bëj diferencën, por...