Daliç ndjek risinë e Botërorit, largohet nga Kroacia
Zlatko Daliç ka dhënë dorëheqjen nga stoli i përfaqësueses kroate pas 9 vitesh, vendim ky që vjen pas eliminimit nga Botërori 2026. Shkaku lidhet me humbjen në limite me shifrat 2-1 ndaj Portugalisë ndërsa pas disa ditëve reflektimi ka njoftuar dorëheqjen. Kujtojmë se ai e mori drejtimin e Kroacisë në vitin 2017, për të mbyllur tani. Në vitin 2018, trajneri në fjalë e çoi Kroacinë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës, në Rusi ndaj Francës, sukses i madh për një kombëtare surprizë. Ndërkohë që ka një të shkuar edhe në Shqipëri, pasi ka drejtuar Dinamon dhe ka fituar Superkupën e Shqipërisë. Post navigation
Burimi:
sportiim.al