Teuta- Tirana provë force, sfida e vetme e ditës premton spektakël
Stadiumi i Durrësit “Niko Dovana”, do të jetë i vetmi impaint i cili do të presë sot një ndeshje të javës së dytë Abissnet Superiore. Përballë Teuta dhe Tirana dy skuadra që pritet të duelojnë fort për pikët maksimale. Për më tepër që kjo sfidë pritet të jetë dhe një ballafaqim vlerash mes skuadrave rivale aq të zhurmshme në këtë merkato vere. Ndonëse Teuta, tashmë me Edlir Tetovën në timon, i dha shenjat pozitive javën e parë me barazimin 0-0 me Partizanin në Vorë, te bardheblutë, vonesa në pagesa të gjyqëve të humbura me ish lojtarë e drejtues, bëri që sfida e parë ndaj Egnatias të shkojë si mos më keq (humbi 3-0). Sot do të jetë ndryshe pasi FIFA ka konfirmuar rregullsinë e Tiranës...
Burimi:
sportiim.al