Cunha dhe Vinicius mposhtin Haitin, Brazili merr kreun e grupit. Dëmtohet Raphinha
20 Qershor 2026 8:13 Alfred Lleshi Brazili u rikthye te fitorja duke mposhtur Haitin 3-0 dhe mori vendin e parë në grup. Heroi i ndeshjes ishte Matheus Cunha me dy gola, ndërsa Vinicius Junior vulosi suksesin. Megjithatë, mbrëmja u zbeh nga dëmtimi muskulor i Raphinha, i cili u detyrua të largohej që në pjesën e parë dhe rrezikon të mungojë për një kohë të gjatë. Brazili dominoi që në fillim, ndërsa Haiti u mbrojt me shumë lojtarë dhe përdori lojë të ashpër, duke marrë shpejt një karton të verdhë (Arcus). Goli i parë erdhi në mesin e pjesës së parë, kur pas një goditjeje të Vinicius, të pritur nga portieri, Cunha shfrytëzoi topin e kthyer për të zhbllokuar rezultatin. Sulmuesi brazilian realizoi edhe golin e...
Burimi:
telesport.al