Cucurella kërkon tatuator për ta mbajtur premtimin: “Më sugjeroni ku ta bëj tatuazh fytyrën e De la Fuentes”

Cucurella kërkon tatuator për ta mbajtur premtimin: “Më sugjeroni ku ta bëj tatuazh fytyrën e De la Fuentes”

Marc Cucurella e kishte premtuar para Botërorit: “Nëse fitojmë Kupën e Botës, do të bëj tatuazh fytyrën e Luis de la Fuente. Të vogël, por mendoj se do të jetë një kujtim i bukur”. Pas triumfit të Spanjës në finale ndaj Argjentinës me rezultatin 1-0, trajneri i “La Roja” iu rikthye premtimit të mbrojtësit: “Nëse bën një premtim, duhet ta mbash. Nuk jam edhe aq i shëmtuar”. Menjëherë pas ndeshjes, Cucurella publikoi në rrjetet sociale: “A ka ndonjë tatuator këtu?” Mbrojtësi i ri i Real Madridit duket i vendosur ta mbajë fjalën. I pyetur nga “MARCA” pas finales për vendin ku do ta bëjë tatuazhin, Cucurella u përgjigj: “Ende nuk e di. Duhet të mendohem se ku, do ta vendos. Njerëzit do të më pyesin,...