CR7 ekspozon koleksionin e makinave me vlerë 28 milionë euro, nuk e di me numër më sa makina ka

CR7 ekspozon koleksionin e makinave me vlerë 28 milionë euro, nuk e di me numër më sa makina ka

Cristiano Ronaldo i quan me ironi “lodrat e mia”. Për kampionin portugez, makinat (“lodrat e tij”) nuk janë thjesht automjete dhe kjo shprehje, të cilën e përdor teksa fotografohet ulur mbi kofanon e një Ferrari, tregon shumë për shpirtin e tij si koleksionist i apasionuar, që mund të mburret me një nga garazhet më ekskluzive në botë. Ylli i Al-Nassr zotëron një flotë prej rreth 40-41 makinash, aq shumë saqë edhe vetë ai nuk arrin ta kujtojë numrin e saktë. Ka humbur llogarinë e automjeteve që janë të parkuara mes pronave të tij në Arabinë Saudite dhe Portugali, përveç atyre që i merr me vete sipas eksperiencave profesionale gjatë karrierës. Kështu ndodhi edhe gjatë periudhës së tij te Juventusi në Torino. Organizimi logjistik i largimit...