Conor McGregor do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit në gju, shpreson të luftojë përsëri

Conor McGregor do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit në gju, shpreson të luftojë përsëri

22 Korrik 2026 11:00 Telesport Conor McGregor do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ndeshja e tij e kthimit kundër Max Holloway në UFC 329 përfundoi para kohe (zgjati vetëm 69 sekonda) për shkak të një dëmtimi në gju. Gjithsesi, irlandezi shpreson të luftojë përsëri në të ardhmen. Ish-kampioni i botës në dy pesha pësoi dëmtimin në momentet e para të sfidës së tij me Holloway në Las Vegas 10 ditë më parë, kur ai u ul keq pasi tentoi një goditje me kërcim. McGregor u përpoq të vazhdonte ndeshjen për disa sekonda, por shikoi drejt gjyqtarit për të sinjalizuar se nuk mund të vazhdonte. “Gjithçka shkon për të mirën time! Gjithçka është e mundur për mua sepse unë jam besimtar!” shkroi McGregor në Instagram....